Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Komuna e Shtërpcës dhe Novobërdës asnjë rast me COVID-19

Komuna e Shtërpcës dhe Novobërdës asnjë rast me COVID-19

Aktuale July 10, 2020 - 16:24

Derisa vendi po përballet me pandeminë COVID-19, janë vetëm dy qytete në Kosovë në të cilat ende nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID -19.

Në komunën e Shtërpcës dhe Novobërdës deri sot nuk ka të raportuar që janë infektuar me COVID-19.

Sipas një statistike të bërë publike nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, është qyteti i Novobërdës dhe qyteti i Shtërpcës që nuk është paraqitur asnjë rast i konfirmuar me COVID-19, përcjell “Zeri.info”.

Ndërsa ndër qytetet më me pak të infektuar me COVID-19 janë: Graçanica me pesë raste, Kllokoti me pesë raste si dhe Juniku dhe Parteshi me nga një rast pozitiv me COVID-19./Zëri