Ndalohen vizitat e familjarëve tek të burgosurit, shkak pandemia

Ndalohen vizitat e familjarëve tek të burgosurit, shkak pandemia

Aktuale July 10, 2020 - 16:30

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se që nga nesër ndalohen vizitat tek të burgosurit për familjarët, përfshirë edhe avokatët, si dhe të gjithë vizitorët potencial. Ky vendim bëhet e ditur se është marrë për shkak të përhapjes së COVID-19.

“Njoftojmë opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, me qenë se është keqësuar situata epidemiologjike me koronavirus COVID – 19 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që përkohësisht të ndalohen të gjitha vizitat familjare – avokatëve...etj, tek të gjithë të burgosurit duke filluar nga data 11.07.2020”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, familjarët nuk do të mbesin pa i parë të afërmit e tyre.

Të burgosurve, sipas Shërbimit Korrektues do t`iu mundësohen telefonata të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashmë është i instaluar në disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit. /Zëri