Haradinaj thotë se dorëheqja e Thaçit nuk është e nevojshme në këtë kohë
Aktuale
July 09, 2020 - 21:47
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit kur u ftua nga kjo Gjykatë, ndërsa Presidenti shkon në Hagë duke e mbajtur pozitën e tij.
Ai thotë që dorëheqja e Thacit nuk e ndryshon gjendjen, s’ka peshë tani.
“Kur ki propozim aktakuzë, dorëheqja s’ka peshë”, tha Haradinaj.
“Nuk e di për cka është ftu, mirëpo presidenti ka dhënë deklrata edhe me herët, por Prokurori nuk e përdori. Cështja e dorëheqjes nuk është cështje kyqe në këtë rast”
“Këtë herë është më rëndësi totali se si menaxhohet kjo, e jo vetëm dorëheqja”. /express