Shuhet Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate

Shuhet Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate

Aktuale July 09, 2020 - 17:36

Me tërheqjen e deputetit Haxhi Shala Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate nuk do të funksionojë si i veçantë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në seancën e Kuvendit ka njoftuar se ky grup do të shuhet.

Osmani lexoi njoftimin e deputetit tashmë të AAK-së, Haxhi Shala, dhe tha se deri në një vendim tjetër Grupi Parlamentar Nisma Socialdemokrate shuhet në Kuvend. /Zëri.info