Deputetja Eliza Hoxha rezulton pozitive me COVID-19

Deputetja Eliza Hoxha rezulton pozitive me COVID-19

Aktuale July 08, 2020 - 18:18

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vet Hoxha, e cila ka thënë se pas sipmtomave që kishte është testuar dhe ka rezultuar pozitive, transmeton Zeri.info.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv... Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Ajo ka bërë thirrje për kujdes, ndërsa ka uruar që personat me të cilët ka pasur kontakt këto ditë të mos preken nga virusi.

“Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, ka shkruar Hoxha./Zëri