PDK-ja ndryshon qëndrim, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

PDK-ja ndryshon qëndrim, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale July 08, 2020 - 18:00

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të përkrahë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare të Qeverisë së Avdullah Hotit.

Këtë e ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se partia e tij ka vendosur të përkrahë dhe votojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare që do të jenë në rend dite në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi diskutuar brenda strukturave, por tani përfunduam edhe mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kemi vendosur të përkrahim dhe votojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare që do të jenë në rend dite në Kuvendin e Kosovës. I përkrahim pa kushtëzime”, ka thënë Hamza në konferencë për media.

Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mblidhet, ku në rend dite janë edhe votimi i këtyre marrëveshjeve të cilat dështuan të ratifikohen në seancën e fundit./Zëri