Veseli viziton familjen e dëshmorit Afrim Zhitia

Veseli viziton familjen e dëshmorit Afrim Zhitia

Aktuale July 04, 2020 - 23:17

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas vdekjes së babait të heorit kombëtar të Afrim Zhitisë, ka vizituar familjen e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Veseli ka njoftuar se bashkë me bashkëshorten e tij, sot takuan nënën e Zhitisë.

“Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.

Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine”, shkruan Veseli në postimin e tij.

I pari i PDK-së përmendi nënat shqiptare, të cilat, sipas tij, “asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi”.

“Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë”, tha Veseli./Zëri