Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Tahiri: Dy bashkëqytetarë me Covid 19 kanë vdekur, ky 24 orësh ishte më tragjiku

Tahiri: Dy bashkëqytetarë me Covid 19 kanë vdekur, ky 24 orësh ishte më tragjiku

Aktuale July 04, 2020 - 19:30

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se dy qytetarë nga komuna që udhëheqë sot kanë ndërruar jetë. Të dy ishin me Covid 19.

“Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeçar. Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta. Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit. Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve”, shkruan Tahiri.

Ai bën thirrje që të merret seriozisht virusi dhe të barten maskat, sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë./Zëri