Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Thaçi vazhdon vizitat te familjet e dëshmorëve e martirëve të luftës së fundit

Thaçi vazhdon vizitat te familjet e dëshmorëve e martirëve të luftës së fundit

Aktuale July 04, 2020 - 19:12

Pas disa vizitave bërë familjeve të dëshmorëve e martirëve, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen Muqolli nga Drenasi. Familje të cilës forcat paramilitare e ushtarake serbe i vranë 40 anëtarë të familjes.

“Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm. HTH”, ka shkruan presidenti./Zëri