Maqedonia nuk e mbyll kufirin me Kosovën, mbetet në fuqi vendimi paraprak

Maqedonia nuk e mbyll kufirin me Kosovën, mbetet në fuqi vendimi paraprak

Aktuale July 03, 2020 - 14:40

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka deklaruar sot se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë, që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë.

Spasovski sot bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.

Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të sjellë vendim politik për mbylljen e kufijve.

“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjellë vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tani, duke u bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Oliver Spasovski, kryeministër teknik. /Lajminet