Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Bajrami: Nuk ka buxhet për të bërë pagesat e dyta për punëtorët

Bajrami: Nuk ka buxhet për të bërë pagesat e dyta për punëtorët

Aktuale July 03, 2020 - 14:34

Qeveria e Kosovës nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar Pakon Emergjente Fiskale pa rishikim të buxhetit, i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës, thotë në një intervistë për radion “Evropa e Lirë” ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Në Pakon Emergjente Fiskale, e cila është në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, ndër të tjera është paraparë që punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës, pas shpalljes së masave emergjente për shkak të pandemisë së koronavirusit, të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj (prill dhe maj). Deri më tani është arritur të bëhet pagesa vetëm për një muaj.

Nga Pakoja Fiskale deri më tani janë shpenzuar 80 milionë euro. Në dispozicion Kosova i ka rreth vetëm 1.5 milion euro për të disbursuar.

Ndërkohë, Bajrami ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për kredi, të arritura nga Qeveria e Kosovës, pasi këto marrëveshje ndihmojnë buxhetin e Kosovës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshin pesë marrëveshje kredie në vlerë prej 228.1 milionë eurosh dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 61 milionë eurosh.