Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Shkon në 337 numri i të infektuarve me COVID-19 në Vushtrri, dalin pozitivë edhe 10 persona

Shkon në 337 numri i të infektuarve me COVID-19 në Vushtrri, dalin pozitivë edhe 10 persona

Aktuale June 30, 2020 - 22:37

Komuna e Vushtrrisë është ndër komunat me më shumë qytetarë të infektuar me koronavirus.

Në rezultatet e fundit të testimit, IKSHPK bën të ditur se 10 persona kanë dalë pozitiv nga kjo komunë, përcjell “Zeri.info”.

Sipas statistikave që janë bërë publike dje nga IKSHPK-ja për gjendjen në vendin tonë dhe numrin e të infektuarve neper komuna, Vushtrria është në vendin e dytë pas Prishtinës, ku numëron gjithsej 327.

Ndërsa me 10 rastet e fundit pozitive me COVID-19, Vushtrria tashmë ka 337 persona të infektuar.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri mbrëmë përmes një postimi në “Facebook”, duke kërkuar kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, ka thënë se komuna që ai drejton është në fazen e shërimeve, pasi sipas tij ditëve të fundit numri më i madh është i të shëruarve se sa i atyre që infektohen./Zëri