Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Syla paralajmëron masa radikale nëse nuk rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë

Syla paralajmëron masa radikale nëse nuk rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë

Aktuale June 30, 2020 - 21:56

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka kërkuar rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, Syla ka pralajmëruar masa radikale, përcjell “Zeri.info”.

Më tutje ai ka bërë me dije se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, për të sqaruar situatën pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e refuzoi Ligjin për Pagat pas abkesës së Avokatit të Popullit.

Vendimin e Gjykatës ai e ka quajtur deshpërues për punëtorët shëndetësorë.

“Vendim dëshpërues, për hapat e mëtutjeshëm jemi mbledhur sonte. Federata ka marrë vendim që t’i drejtohet kryeministrit që të sqarojë situatën, sepse punëtori shëndetësor sot është në situatën më të rëndë më të vështirë ekonomike, jo vetëm gjatë pandemisë po ndër vite. Përfundimisht është zbeh vullneti për punë, kërkesa jonë do të jetë për rritje pagave, në sektorin e shëndetësisë sepse më nuk kemi kohë të presim ligjin. Është kërkesë e jona që të kemi rritje paga, në të kundërtën do të marrim masa. Është për të ardhur keq se si Gjykata i dëshpëron 72 mijë punëtorë shëndetësorë”, tha Syla.

Ai ka paralajmëruar se nga dita e hënë punëtorët shëndetësorë mund të dalin me reagime të ashpra dhe se do të kalohet në masa radikale pavarësisht situatës në të cilën ndodhet vendi në përballjen me pandeminë.

“Do të kalojmë në masa radikale pavarësisht situatës”, u shpreh Syla.