Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Hoti i kërkon Osmanit ta trajtojë me prioritet Projektligjin për Buxhetin 2020

Hoti i kërkon Osmanit ta trajtojë me prioritet Projektligjin për Buxhetin 2020

Aktuale June 30, 2020 - 21:27

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një letre të dërguar kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka kërkuar që Projektligji për Buxhetin 2020 të trajtohet më prioritet të lartë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se bizneset e vogla dhe të mesme janë duke u goditur shumë nga rënia ekonomike si pasojë e pandemisë ndërsa thotë se masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë rezultuar në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe në një rënie masive të kërkesës në shumicën e sektorëve, përcjell “Zeri.info”.

“Dje i kam kërkuar edhe me shkrim kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare”, u shpreh Hoti.

Më tutje ai ka thënë se pas aprovimit të Projektligjit për Buxhetin dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, qeveria do t’i ketë rrugët e hapura në ndërmarrjen e masave me të cilat, sipas tij, ju dilet në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, përcjell “Zeri.info”.

“Duke marrë parasysh pasojat që kjo pandemi po shkakton në ekonomi, aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike. Prandaj, me mirëkuptim për situatën e rëndë ekonomike në vend, kërkojë që ky projektligj të trajtohet me prioritet të lartë”, ka theksuar kryeministri Avdullah Hoti.