Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
MTI-ja paralajmëron mbylljen e lokaleve nëse vazhdon mosrespektimi i masave ndaj COVID-19

MTI-ja paralajmëron mbylljen e lokaleve nëse vazhdon mosrespektimi i masave ndaj COVID-19

Aktuale June 30, 2020 - 20:32

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në takimin e mbajtur sot me inspektoraret komunale për koordinimin e aktiviteteve inspektuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka kërkuar nga fusha e gastronomisë që të respektojnë urdhëresën për për ta, përndryshe siç është shprehur ai, mund të vjen deri tek mbyllja e lokaleve, përcjell “Zeri.info”.

“Ne si ministri, javë më parë, kemi lëshuar urdhëresë për gastronome, ku frekuentimet e qytetarëve janë më të mëdha, e cila nuk është duke u zbatuar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe urdhëresave institucionale. Prandaj për të mos ardhur deri te mbyllja e lokaleve shërbyese të gastronomisë është i rëndësishëm bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar më tutje nga mekanizmat komunalë që të respektojnë urdhëresat, udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve për parandalimin e Pandemisë COVID-19, sepse në shumicën e komunave këto urdhëresa dhe udhëzime siç thotë ai nuk janë prezantuar te gastronomët dhe se për këtë "jemi të gatshëm t’i mbështesim institucionet lokale në shpërndarjen e këtyre udhëzimeve në mënyrë që informimi të shkojë deri tek bizneset".

Prandaj, sipas ministrit, kërkohet bashkëpunim për të mos pasur mbyllje të lokaleve dhe restoranteve.