Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Mbyllen deri me 1 gusht dy çerdhe në Ferizaj, shkak pandemia COVID-19

Mbyllen deri me 1 gusht dy çerdhe në Ferizaj, shkak pandemia COVID-19

Aktuale June 30, 2020 - 19:41

Komuna e Ferizajt ka marrë vendim që të mbyllen çerdhet deri me datën 1 gusht, transmeton Zeri.info

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebok kjo komunë ka thënë se për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus çerdhja “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” mbyllen deri me datën 1 gusht.

“Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marr vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve "Ardhmëria jonë" dhe "Engjujt" deri më 1 Gusht 2020. Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit.”, thuhet në njoftim.