Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Avdyli thotë se refuzimi i Ligjit për Paga është një shuplakë fytyrës për punëtorët shëndetësorë

Avdyli thotë se refuzimi i Ligjit për Paga është një shuplakë fytyrës për punëtorët shëndetësorë

Aktuale June 30, 2020 - 19:22

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për refuzimin e Ligjit të Pagave.

Avdyli ka thënë se me këtë vendim, heronjve shëndetësorë u është dhënë një shuplakë fytyrës në këtë kohë pandemie.

“Heronjëve tanë në shëndetësi ua dhamë një shuplakë fytyrës në kohë pandemie. Pagat sdo rriten sepse kështu deshti nje avokat e vertetua nga disa gjyqtarë me paga të larta. Ky avokat i popullit që veq i popullit smund të jetë ra pre e lojërave politike si duket. Unë sot jam me punëtoret shëndetësor e arsimor etj. Ata meritojnë më shumë se vetëm lavde boshe”, ka shkruar ai në facebook.

Po ashtu Avdyli ka theksuar se sa më parë duhet që qeveria të krijojë fond financiar për punëtorët shëndetësorë, teksa përmend edhe Kuvendin që sipas tij duhet sa më parë të rifillojë punën për hartimin e ligjit për kategorizimin e pagave.

“Qeveria duhet sa më parë të krijoi Fond për përkrahje financiare për punëtorë shëndetësore gjithmonë bazuar në performancë e punë. Kurse kuvendi sa më parë të rifilloj punën për hartimit të ligjit të ri për kategorizimin e pagave”, ka përfunduar Avdyli.