Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Historik i shkurtër i COVID-19 në 33 komuna të Kosovës nga rastet e para më 13 mars

Historik i shkurtër i COVID-19 në 33 komuna të Kosovës nga rastet e para më 13 mars

Aktuale June 30, 2020 - 00:03

Më 13 mars 2020, në Kosovë u shënuan dy rastet e para pozitive me COVID-19, tre muaj e gjysmë pasi koronavirusi i ri u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Nga 13 marsi e deri më tani sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19 është 2799.

Për pasojë 49 persona kanë gjetur vdekjen nga ky virus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një infografikë ku janë të paraqitura në numra të dhënat për 33 komuna të prekura nga pandemia.

Prizreni është komuna që ka pësuar më së shumti humbje në jetë njerëzish. Nga 290 qytetarë të prekur në këtë komunë, 11 kanë humbur jetën. Ndërsa janë shëruar 133 persona dhe 107 janë raste aktive.

Komuna e Rahovecit është në vendin e dytë me 5 viktima nga pandemia me gjithsej 71 raste, ndër ta 44 të shëruar e 22 raste aktive.

Listën e pasojnë Prishtina e Vushtrria me nga 4 qytetarë të vdekur, porse Prishtina ka pasur më së shumti të prekur, 625 qytetarë, ndërsa Vushtrria 327 të prekur.

Infografia:

Image