Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Gjergjaj: Mjekë nga Gjakova pozitivë me COVID-19 po takohen me qytetarë

Gjergjaj: Mjekë nga Gjakova pozitivë me COVID-19 po takohen me qytetarë

Aktuale June 29, 2020 - 23:34

Udhëheqësi i sektorit ligjor në Kuvendin Komunal në Gjakovë, Frrok Gjergjaj, përmes llogarisë në Facebook pretendon se ka mjekë në Gjakovë që janë të prekur nga COVID-19, por që po zhvillojnë takime me qytetarë.

Këtë, Gjergjaj e quan papërgjegjësi dhe të njëjtit sipas tij duhet të suspendohen.

“Ka mjekë në Gjakovë që janë të njohur për opinionin që edhe pas daljes pozitivë me Covid-19 vazhdojnë shëtitjen dhe takimet me qytetarë. Kjo s’është asgjë më pak se hiprokrizi dhe pa përgjegjësi totale. Mjekët e tillë duhet ndëshkuar dhe suspenduar nga detyra që me punën e tyre veq dëme po na shkaktojnë”, shkruan ai.

Ndërsa shembull tjetër ai përmend doktorin Ferdinad Komani, i cili përmes një postimi në Facebook, sipas Gjergjajt, ka bërë me dije që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe i ka ftuar të gjithë ata/ato që janë shoqëruar me të, të i ndjekin hapat për të bërë teste.

“Doktori në fjalë tregoi maturi dhe përgjegjësi ndaj mantilës së bardhë që e bartë”, përfundon ai. /Zëri