Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
IKSHPK: 122 raste të reja me COVID-19 dhe 81 të shëruar

IKSHPK: 122 raste të reja me COVID-19 dhe 81 të shëruar

Aktuale June 29, 2020 - 22:01

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për numrin e personave të infektuar në 24-orët e fundit.

Sipas tyre, nga gjithsej 231 mostra të testuara gjithsej 122 raste kanë dalë pozitive, përcjell “Zëri.info”.

Në po të njëjtin raport bëhet e ditur se janë shëruar gjithsej 81 persona.

Rastet e reja me koronavirus sipas IKSHPK-së janë raste kontakti dhe janë nga këto komuna: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.