Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Haradinaj thotë se nuk e pranoi takimin me Ramën për shkak të padisë

Haradinaj thotë se nuk e pranoi takimin me Ramën për shkak të padisë

Aktuale June 29, 2020 - 21:25

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Tv Dukagjini thotë se ka pasur interesim për takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por se ai nuk mund të takohet me dikë që e ka paditur në gjykatë.

“Ka pasur interesim për një takim. Por nuk ka logjikë të takohet i padituri me paditësin. Por nuk ka pasur interesim nga ana ime”, thotë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj thotë se Kosova nuk ka çka të japë më shumë dhe se Serbia, sipas tij, duhet të kompensojë dëmet ekonomike e njerëzore.

“Ne jemi tregu të kujdesshëm me dhanë të drejta të zgjeruara për serbët me Pakon e Ahtisarit. Kosova nuk ka çka jep. Nuk duhet me nxitu me dhanë diçka ne duhet me marrë kërkim falje me njohje reciproke. Duhet me marrë dëmshpërblim për dëmet ekonomike dhe viktimat e luftës përshirë edhe dhunimet që kanë ndodhë. Serbia pa njohjen e Kosovës e ka të pamundur me ecë drejt BE-së”, tha Haradinaj.