Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Aktuale June 29, 2020 - 20:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj tij, ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita që mban në momentin që konfirmohet kjo aktakuzë.

“Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar”, ka thënë ai.

Ndërsa foli për Gjykatën Speciale, Thaçi tha se përballë kësaj gjykate kanë qenë vetëm dy rrugë.

“Njëra të cilës i kam besuar tërë jetën e i besoj edhe sot – ecjes përpara në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian; Dhe e dyta që kjo çështje t’i lihet në dorë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kanë ndikim të fuqishëm vendet që e kundërshtojnë shtetin e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa në fund kreu i vendit thotë se të gjithë ata që ishin pjesë e UÇK-së e kanë ditur se do të paguajnë një çmim për lirinë e vendit.