Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Rama e fton për vizitë Hotin më 3 korrik në Shqipëri

Rama e fton për vizitë Hotin më 3 korrik në Shqipëri

Aktuale June 29, 2020 - 19:19

Në vizitën dy ditore që po zhvillon kryeministri i Shqipërisë në Kosovë, Edi Rama, është takuar me kreun e vendit, Avdullah Hoti.

Nikoqiri i takimit, Hoti, falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e përhershme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës.

Ndërkaq, duke folur për gjendjen e re të krijuar në vend, kryeministri Hoti tha se Kosova ka kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla duke mos përjashtuar këtu as përkushtimin e Kosovës që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.

“Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve”, theksoi kryeministri Hoti.

Ndërsa shprehu mbështetje për Kosovën Rama tha se vendi i tij do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës ndërsa e ftoi kryeministrin Hoti për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila pritet të realizohet këtë të premte, më 3 korrik 2020.