Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Qeveria paralajmëron masën e karantinës për disa lokacione

Qeveria paralajmëron masën e karantinës për disa lokacione

Aktuale June 29, 2020 - 14:38

Qeveria e Kosovë po konsideron karantinimin si masë parandaluese të përhapjës së koronavirusit në disa lokacione ku ka numër të shtuar të të infektuarve.

Në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova po rrezikohet nga një valë e dytë e përhapjes së COVID-19, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat para se të jenë të detyruar të marrin vendime që do të mbyllnin ekonominë, siç ka ndodhur në muajin mars.

“Jemi duke e konsideruar karantinimin e disa lokacioneve ku ka më së shumti raste të paraqitura. Jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që mos të kemi nevojë ta mbyllim ekonominë siç ka ndodhur para tre muajve”, ka thënë Hoti./Zëri