Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Ambasadori në ikje i Hungarisë: Kosova është pjesë e Evropës, jo vetëm gjeografikisht

Ambasadori në ikje i Hungarisë: Kosova është pjesë e Evropës, jo vetëm gjeografikisht

Aktuale June 29, 2020 - 13:00

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e ka njoftuar për prioritet e qeverisë së Kosovës dhe për hapat që po ndërmerren për menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Po ashtu, Hoti ka potencuar se Kosova dhe Hungaria i kanë të gjithë mundësitë që ta intensifikojnë bashkëpunimin mes vete, sidomos në sektorin ekonomik, në infrastrukturë, në arsim etj.

Duke i uruar ambasadorit Markusz suksese në detyrat e tij të ardhshme, kryeministri tha se institucionet dhe qytetarët e Kosovës, dhe ai personalisht, e vlerësojnë lart punën e ambasadorit gjatë mandatit të tij në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori Markusz, sipas njoftimit për media të kryeministrisë, shprehu bindjen se marrëdhëniet në mes Hungarisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej.

“Për Hungarinë, Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht e kulturalisht janë pjesë e Evropës, ndaj ne vlerësojmë se e ardhmja juaj e përbashkët është në Bashkimin Evropian”, citohet të ketë thënë ambasadori Markusz.