Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Rama megjithatë takon Kurtin

Rama megjithatë takon Kurtin

Aktuale June 29, 2020 - 12:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të nis sot një vizitë dyditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Rama pritet të takohet edhe me ish-kryeministrin, Albin Kurti.

Takimin mes Kurtit dhe Ramës e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se takimi do të mbahet në ora 17:00 në selinë e Vetëvendosjes.

“Po, do të takohen. Takimi do të mbahet ne ora 17:00, në selinë e LVV-së”, ka thënë Kryeziu për Zeri.info.

Përveç Kurtit, në një agjendë jozyrtare të publikuar nga mediat, Rama pritet të takohet me krerët më të lartë të institucioneve në Kosovë. /Zëri