Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Arben Gashi me familje pozitiv me COVID-19

Arben Gashi me familje pozitiv me COVID-19

Aktuale June 28, 2020 - 11:41

Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pëmes llogarisë në Facebook ka lajmëruar se pas testimit për COVID-19, ai dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë.

Për pasojë do të vetizolohen në shtëpi për dy javë.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitivë me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavorë”, shkruan Gashi./Zëri