Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dërgohet në Hagë nga EULEX-i
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Zogjani, mëngjesin e sotëm është nisur për në Hagë.
Kështu ka bërë të ditur djali i tij Liridon Zogjani, i cili përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se sot në ora 07:30 te mengjesit, babai i tij është ftuar nga misioni EULEX dhe nga aty është dërguar për në Hagë.
Zogjani ka thënë se për këtë nuk kanë qenë në dijeni as babai i tij e as familja.
“Babi ka qenë një mbeshtetës i fuqishem i celulave të para të luftës , ne aspektin operativ e sidomos atë financiar, që nga fillimi i vitive 80-ta. Ishte krah i djthtë i vëllaut të tij Hysenit- njërit nga themeluesit e UÇK-së ( i kidnapuar nga sherbimet sekrete serbe 1998)”, ka shrkaur Liridoni.
Ai ka treguar se babai i tij ka qenë i arrestuar disa herë në vitet e 90-ta nga sigurimi serb.
“Pasi që nuk dihej me për fatin e vëllezërve të tij të arrestuar nga regjimi serb, babi kalon në zonën e luftës, respektivisht në SHP të UÇK-së, ku do të kryej me sukses të gjitha detyrat që i besohen për lirin e vendit të tij. Me mbarimin e luftës, emërohet Kryeinspektor i Tatimeve, ku vë gurthemelin e parë te institucionit fiskal në Kosovën e Lirë. Me pas si Auditor në Qeverinë e Kosovës. Duke parë shumë padrejtesi , vendose të largohet nga institucionet për të vazhuar punën në sektorin privat si ekspert i ekonomisë dhe financave, duke na angazhuar të gjithë familjën”, ka treguar Zogjani.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se babai tij nga Prokuroria Speciale është ftuar për periudhën e luftës. /Zëri