Hoti e njofton Lajçakun për qasjen e qeverisë ndaj dialogut me Serbinë
Foto:Laura Hasani

Hoti e njofton Lajçakun për qasjen e qeverisë ndaj dialogut me Serbinë

Aktuale June 16, 2020 - 19:48

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pas dy takimeve me presidentin, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani, është pritur edhe nga kryeministri Avdullah Hoti.

Pas këtij takimi, Hoti foli para mediave ku tha se nga dialogu presim përfundimisht që të mbyllet marrëveshja me shtetin fqinjë, raporton “Zeri.info”.

"Në emër të qeverisë e falenderova për angazhimin e Lajcak sepse ai flet në emer të 27 vendeve të Bashkimit Evropian. E Informova për qasjen tonë karshi procesit të dialogut për dialog që përfundimisht e mbyll marreveshjen me shtetin fqinjë për dialog që dergon në reciprocitet", tha ai. 

Po ashtu, Hoti tha se pas takimeve të tij të shumta qe pritet ti zhvillojë pret qe përseri të mbajë takim me Lajcakun për të diskutuar rreth çeshtjeve teknike, raporton “Zeri”.

"Unë pres me anëtaret e qeverisë që sa më parë të angazhohemi dhe pas shumë viteve të arrihet një marrëveshje me Serbinë. Lajçak ka agjent të ngjeshur këto ditë dhe se pas përfundimit pres që të mbajë edhe një tjetër takim me përfaqësuesin që të diskutojmë rreth çeshtjeve teknike", përfundoi Hoti./Zëri