Kuvendi mban seancë solemne për Ditën e Çlirimit të Kosovës

Kuvendi mban seancë solemne për Ditën e Çlirimit të Kosovës

Aktuale June 12, 2020 - 08:49

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne për 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu seanca do të nisë në orën 11:00 për 12 Qershorin – Ditën e Paqes, ku më pastaj pas përfundimit të seancës në oborrin e Kuvendit do të mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit të Kosovës.