Thaçi: Shumë shpejt do të kemi marrëveshje me Serbinë që do të përfundojë me njohje
Foto:Laura Hasani

Thaçi: Shumë shpejt do të kemi marrëveshje me Serbinë që do të përfundojë me njohje

Aktuale June 04, 2020 - 23:10

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, marrëveshjen me Serbinë me theks të veçantë gabimet që thotë t'i ketë bërë ish-kryeministri Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij.

“Kurti është vetshkarkuar nga gabimet e tij, po të dëgjonte këshillat e mija do të ishte ende në zyrën e tij”, theksoi Thaçi.

Presidenti ka theksuar se është duke punuar me të gjithë që të lëvizin bashkarisht drejt një marrëveshjeje me Serbinë.

“Besoj se do të kemi një marrëveshje me Serbinë, më shpejt se sa që mendojnë pesimistët”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të mbyll përfundimisht armiqësitë dhe problemet e hapura me Serbinë.

“Kjo marrëveshje do të sjellë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Serbisë”, shtoi ai.

Ai tha po ashtu se nuk do të ketë pazare dhe nuk do të ketë shkembim territoresh, duke mohuar se kjo ka qenë ide e tij.

"Asnjëherë nuk ka qenë kjo ide e imja", deklaroi Presidenti.