Kuvendi mblidhet nesër, pritet të formohet komision hetimor në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë

Kuvendi mblidhet nesër, pritet të formohet komision hetimor në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë

Aktuale June 03, 2020 - 22:51

Kuvendi i Kosovës, pritet të mbajë nesër senacë plenare nga ora 10:00.

Sipas njoftimin, në rend të ditës është edhe propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës, transmeton Zeri.info.

Po ashtu gjatë kësaj seance, pritet që Grupet Parlamentare të propozojnë zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3. Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

5. Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.