FSK-ja pritet të bëhet me pajisje të reja ushtarake nga SHBA-ja

FSK-ja pritet të bëhet me pajisje të reja ushtarake nga SHBA-ja

Aktuale June 03, 2020 - 22:46

Atasheu ushtarak i Kosovës në Washington, Ilir Qeriqi, ka njoftuar sot se në Kosovë pritet të vinë pajisje të reja ushtarake si përkrahje strategjike e SHBA-së për FSK-në, transmeton Zeri.info.

Nepërmjet një postimi në facebook, Qeriqi ka thënë se përkrahja dhe koordinimi me partnerin strategjik të Kosovës, SHBA, në vazhdimësi, po sjellin rezultate në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, si në pajisje, edukim dhe trajnim.

"Misioni i ri kerkon përgatitje dhe pajisje, që përmbushin synimet dhe objektivat tona për një forcë sa më moderne, dhe kompatibile me aleatin tonë SHBA. Në Kosovë së shpejti do të arrijnë këto pajisje, e që vargu i tyre do të jetë mjaftë i gjatë. Vazhdojmë tutje”, ka njoftuar Qiriqi, duke thënë se ndihma të tjera do të ketë edhe në të ardhmen. /Zëri