Thaçi për incidentin në konferencë: Më mirë të vinte Kurti personalisht

Thaçi për incidentin në konferencë: Më mirë të vinte Kurti personalisht

Aktuale June 03, 2020 - 21:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar sot incidentin që ka ndodhur gjatë konferencës së tij për media, kur një qytetar e ka thirrur “hajn”, ndërsa është kapur më pas nga mbrojtja e afërt e tij dhe është shoqëruar në polici.

Thaçi këtë veprim e ka quajtur si provokim ndaj institucioneve të vendit, ndërsa në lidhje me sjelljen e mbrojtjës së tij të afërt ndaj të riut, ka thënë se ka qenë sjellje e butë dhe që kanë kryer punën e tyre, transmeton Zeri.info

“Nuk e kam parë videon e incidentit por ajo që duhet të them është se duhet të marrin fund provokimet ndaj Insitutucioneve. Mendoj se ata kanë kryer punën e tyre në menyrë profesionale dhe të përpiktë”, ka deklaruar Thaçi në emisionin Pressing.

Thaçi ka akuzuar ish-kryeministrin Albin Kurti, se e ka nxitur këtë incident, ndërsa ka thënë se më mirë të vinte vet Kurti se të dërgonte njerëz që sipas tij po i manipulon.

“Më mirë me ardh vet Kurti, se sa të çojë njerëz që po i manipulon se po del keq dhe duhet të mësohet se ka marrë fund kur ka qenë i amnistuar ndaj rrugaçërisë”, ka thënë Thaçi, duke ritheksuar se personi që u ndalua sot, ka pas synim të hynte brenda oborrit të presidencës.

Ai ka thwnw se ia ka treguar vendin Kurtit. /Zëri