Versioni shqip i marrëveshjes mes LDK-së e Listës Serbe
Foto: Laura Hasani

Versioni shqip i marrëveshjes mes LDK-së e Listës Serbe

Aktuale June 03, 2020 - 16:14

Portali Zeri.info ka siguruar marrëveshjen politike mes LDK-së dhe Listës Serbe për bashkëqeverisje, në gjuhën shqipe.

Marrëveshja, e cila ka kohë që është përfolur në media me faktin që s’po publikohet, ka pothuajse të njëjtën përmbajtje me marrëveshjet që LDK-ja i ka arritur edhe me partitë tjera të koalicionit të ri qeverisës.

Ndërkaq, ajo që bie në sy në këtë marrëveshje, është se termi “Republikë” nuk përmendet askund, për dalim nga marrëveshja e publikuar me AAK-në, ku në fjalinë e parë, shkruan: “Duke respektuar vullnetin demokratik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit...”.

Në marrëveshjen me Listën Serbe, termi Republikë është hequr dhe është përdorur vetëm Kosova. “Duke marrë parasysh respektimin e vullnetit demokratik të qytetarëve të Kosovës, të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit...”.

Në vijim ju sjellim të plotë këtë marrëveshje në gjuhën shqipe:

Image

Image