Nxirren trupat e pajetë të minatorëve në Artanë – dërgohen për obduksion
Aktuale
June 03, 2020 - 01:01
Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga miniera e Artanës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i minierës, Hysen Vrajolli.
“Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në minierë. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli për "Klankosovën".
Tragjedia në minierën e Artanës
Posted by Zeri on Tuesday, June 2, 2020