Qeveria mbulon shpenzimet e diasporës për “Kartonin e Gjelbër”

Aktuale June 03, 2020 - 00:39

Qeveria në detyrë e Kosovës, në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, në vlerë prej rreth 1.26 miliard euro, ka planifikuar që të marrë peërsipeër mbulimin e kostos seë policave kufitare apo siç njihen si “Karton i Gjelbër”, për automjetet që hyjnë në Kosovë peër vitin 2020.

Këtë e ka bërë të ditur, Liza Gashi, zv.ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se kjo temë është përfolur shumë, por asnjëherë nuk gjeti zgjidhje,

“Shumeë shpesh eështeë premtuar zgjidhja peër ‘Kartonin e Gjelbër’, por asnjëherë nuk kemi parë hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi që prek më së shumti diasporën tonë. Peër hereë teë parë, në vetëm disa javë përgatitje, si qeveri e Kosovës kemi vepruar në këtë drejtim”, ka thënë zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, raporton Zeri.info.

Po ashtu, ajo tha se në kuadër të pakos është planifikuar që në 24 muajt në vijim, të emetohen letra me vlerë në masën e 30 milionë eurove tek diaspora kosovare.

“Këto letra me vlerë do të kenë një maturitet afatgjatë dhe do të ofrojnë kushte dukshëm më të volitshme për kursimet e diasporës. Përmes kësaj mase, diaspora do të avancohet në bashkëpronare të procesit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, u shpreh më tej Gashi.

Ndërkaq, për udhëtarët që shfrytëzojnë transportin ajror, zëvendësministrja në detyrë tha se do të ofrohen incentiva për koncesionarin e aeroportit “Adem Jashari”, me synim uljen e kostos së biletave të udhëtimit drejt Kosovës, dhe rritjen e destinacioneve që do të mbulohen nga agjencitë që ofrojnë fluturime nga dhe drejt Kosovës.