Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Edhe pas 13 orëve, ekipet e shpëtimit ende nuk kanë nxjerrë trupat e minatorëve në Artanë
Foto: Laura Hasani

Edhe pas 13 orëve, ekipet e shpëtimit ende nuk kanë nxjerrë trupat e minatorëve në Artanë

Aktuale June 03, 2020 - 00:17

Që nga pasdita e së masrtës, ekipet e shpëtimit nga policia, FSK-ja dhe zjarrëfikësit, kanë nisur një operacion për nxjerrjen e dy trupave të minatorëve të cilët vdiqën pas një shembje që ndodhi në minierën e Artanës.

Inxhinieri Haki Arifaj nga Gllogovci i Lipjanit dhe xehtari, Idriz Gerbeshi nga Hajvalia, janë dy viktimat e një pllake që dyshohet të jetë rreth 25 tonë që u shemb në mëngjesin e së martës derisa ishin brenda minierës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, edhe në këto momente janë duke punuar për të nxjerrë trupat e tyre, ndërsa bëhet e ditur se kjo pritet të bëhet pas mesnate. /Zëri/