Lushtaku e mbështet idenë e formimit të qeverisë të drejtuar nga Murat Jashari

Lushtaku e mbështet idenë e formimit të qeverisë të drejtuar nga Murat Jashari

Aktuale June 02, 2020 - 23:38

Lëvizja Vetëvendosje, kanë propozuar Murat Jasharin, si një udhëheqës i mundshëm për idenë e qeverisë tranzitore.

Këtë ide po e mbështet edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, transmeton Zeri.info

Deputeti nga Drenica, ka thënë se do ta mbështeste fuqishëm një qeveri të unitetit kombëtar, ku do të drejtohej nga kryeministër, Murat Jashari.

“Në lidhje me idenë e formimit të një qeverie me karakter të unitetit kombëtar ku do të drejtohej nga kryeministër Prof. Dr. Murat Jashari. Personalisht, si deputet i Kuvendit të Kosovës, e mbështes fuqishëm një ide të tillë”, ka shkruar Lushtaku.

Sipas tij, kjo është rruga më e mirë që të krijohet unitet gjithëkombëtar për t’i tejkaluar sfidat e mëdha siç janë: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja përfundimtare, tejkalimi i gjendjes socio-politike dhe ekonomike në vend si dhe fuqizimi dhe finalizimi i shtetit të Kosovës.

“Ky është qëndrim personal i imi dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe qendrimin e subjektit politik të cilin e përfaqësoj”, ka sqaruar në fund ai./Zëri