Përkrahet dhe kundërshtohet ideja për Murat Jasharin kryeministër transitor

Përkrahet dhe kundërshtohet ideja për Murat Jasharin kryeministër transitor

Aktuale June 02, 2020 - 22:29

Pas propozimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani për një qeveri tranzitore, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë propozuar që drejtues i kësaj qeverie të jetë Murat Jashari.

Propozimin për Jasharin kryeministër e dha zyrtari i VV-së, Liburn Aliu.

Kjo ide u mbështet në mesin e LVV-së, por edhe nga politikanë tjerë, ndërsa pati edhe të atillë që e kundërshtuan këtë propozim.

Përmes një statusi të bërë publik në “Facebook”, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thënë se Jashari është personalitet që ka aftësi të përfaqësojë institucionet e vendit.

Ndaj, Krasniqi shprehet i gatshëm për ta mbështetur një propozim të tillë, por për mandat të plotë, përcjell “Zeri.info”.

“Mendojmeë se eështeë moment i duhur qeë propozimi peër Murat Jasharin si kryeministeër teë Kosoveës teë jeteë propozim peër njeë apo meë shumeë mandate teë plota, sepse kemi bindjen se ai do teë jeteë veërtet unifikues neë keëto momente jetike peër fatin e shtetit toneë. Neë teë kundeërteën, propozimet nuk mund teë jeneë teë sinqerta dhe kaneë si prapavijeë instrumentalizimin e Murat Jasharit neë funksion teë thellimit teë peërcëarjes”, ka shkruar Krasniqi.

Në anën tjetër, edhe deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se përfaqësues me i denjë për drejtimin e vendit do të ishte një anëtar i familjes Jashari.

Ai po ashtu ka thënë se me Jasharin kryeministër do mundësohej funksionimi i vendit pa përçarje.

“Si deputet i Kuvendit e mbeështes ploteësisht ideneë e kryetares seë Kuvendit teë Republikeës seë Kosoveës, znj. Vjosa Osmani peër njeë Qeveri tranzitore 6 deri neë 9 muaj, me ministra teknik dhe e udheëhequr nga njeë figureë mbi partiake qeë do teë mundeësonte funksionimin e vendit pa peërplasje teë thella deri neë zgjedhjet e ardhshme. Jam i bindur qeë peërfaqeësuesi meë i denjeë peër kryeministeër neë keëteë opsion, do teë ishte njeëri nga peërfaqeësuesit e familjes emblematike teë kombit toneë, z. Murat Jashari. Mendjet e kthjellta politike, na nevojiten tani meë shumeë se kurrë”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas këtij propozimi të cilin e quan të pa shije.

Siç shprehet Lladrovci, një ide të tillë, Kurti do duhej ta kishte në kohën kur presidenti i kërkoi emrin e mandatarit, shkruan “Zëri”.

“Nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit. Vonë, vonë edhe për ide!”, ka shkruar Lladrovci.