13 raste të reja me COVID-19, shërohen katër persona

13 raste të reja me COVID-19, shërohen katër persona

Aktuale June 02, 2020 - 19:56

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka raportuar se nga rezultatet e testimit të kryer sot në 193 mostra, janë 13 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 13 rastet e reja janë raste kontakti ndërsa nuk kanë bërë të ditur se nga cilat komuna janë të infektuarit, përcjell “Zëri.info”.

Në po këtë raport bëhet e ditur po ashtu se katër persona janë shëruar nga koronavirusi.