Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Zyrtare, këta janë ministrat e qeverisë 'Hoti'
Foto: Laura Hasani

Zyrtare, këta janë ministrat e qeverisë 'Hoti'

Aktuale June 02, 2020 - 19:44

Zyrtarizohen emrat e ministrave të qeverisë 'Hoti' e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Sot u mbajt takimi i kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa i cili u deklarua pas takimit, ai ia dha fjalën Avdullah Hotit për të deklaruar emrat e ministrive, raporton Zeri.info.

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti ka shpalosur emrat e ministrave nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

"Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër, Ministrja aktuale e arsimit, Hykmete Bajrami, pritet të udhëheqë ministrinë e Financave, Vlora Dumoshi, mbetet në ministrinë e Kulturës, Agim Veliu kthehet në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, i shkarkuar nga Kurti. Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Anton Quni, ministër i Mbrojtjes si dhe Ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj", ka deklaruar Hoti, pas takimit të zhvilluar me kryesinë, raporton Zeri.info.