Tragjedia në minerën e Artanës
Foto: Laura Hasani

Tragjedia në minerën e Artanës

Aktuale June 02, 2020 - 19:15

Një inxhinier dhe një xehtar, kanë mbetur të vdekur në mëngjesin e sotëm pas shëmbjes që ka ndodhur në minierën e Artanës.

Inxhinieri Haki Arifaj nga Gllogovci i Lipjanit dhe xehtari Idriz Gerbeshi nga Hajvali, kanë mbetur të vdekur nga shembja e papritur që ka ndodhur në minierën e Artanës.

Në vendin e ngjarjës, që nga pasditja e së martës, kanë mbërritur ekipet nga policia e Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrëfikësit, të cilat po punojnë në nxierrjen e trupave.

 

Disa orë pas ngjarjës, në minerën e Artanës ka mbërritur edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e tij, ku ka shprehur ngushllime familjeve dhe minatorëve për rastin tragjik.

Ngushllime të gjithëve për vdekjen e Hakiut dhe Idrizit, kjo është një ngjarje shumë e rëndë për të gjithë ju dhe për neve, përveç se ngushllime për kolegët e juaj , gjithashtu shyqyr që kanë shpëtuar edhe këta të tjerët sepse shumë kollaj kur kanë mundur edhe këtë të jenë përfundi asaj pllake që po thuhet se së paku i ka pas 25 tonë” ka thënë Kurti.

Image
Image

Ai më tej ka thënë se dhimbja është gjithmonë më e madhe kur vdesin punëtorët në vendin e punës, siç ndodhi sot në Artanë.

Gjithmonë dhimbje e madhe kur vdesin qytetarët e vendit tonë, por kjo dhembje edhe më shumë shtohet kur vdesin punëtorët në vendin e tyre të punë, kur vdesin minatorët posaçërisht. Ekipet e shpëtimit i kanë procedurat e tyre dhe menyrat e tyre, ne duhet të ju ndihmojmë atyre sepse janë ato që vlerësojnë se qysh mundet që sa më shpejt të nxierrin minatorin dhe inxhinierin prej punishtës 24. Duhet të ja lëjmë punën ekipit të kërkim-shpëtimit dhe ne të tjerët të ju ndihmojë si ta shohin ata të arsyeshme”, ka thënë kreu në detyrë i qeverisë.

Gjithashtu edhe Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, ka shprehur ngushllime për humbjen e dy minatorëve, ndërsa ka thënë se do të angazhohen më shumë që mos të përsëriten raste të tilla.

Image

Ju shprehu ngushllime të gjithë minatorëve, është rasti i parë tragjik që ka ndodhur që nga paslufta. Do bëjmë çmos që ekipet e specializuara do të shkojnë për të nxierr trupat e mbetur.Kemi me zbatu ligjin dhe do punojmë së bashku që mos të ndodhin lëndime apo humbje të tjera të jetëve” ka thënë Vrajolli

Para kryeministrit, Kurti dhe zyrtarëve të tjerë, minatori Sylë Gërbeshi, ka rrefyer momentet kur ka ndodhur ngjarja të cilën e ka cilësuar si një prej tmerreve më të rënda që ka përjetuar në jetën e tij.

Image
Image

Xehtari që ka mbetur i vdekur i duket shpina dhe njëra dorë, ndërsa inxhinieri nuk duket askund pas shembjes, më së paku ata kanë mbetur nën 25 tonë gurë. Prej orës 08 deri në ora 10 të gjithë kemi lëvizur andej por asgjë nuk ka ndodhur, pastaj kemi dëgjuar vetëm krismën”, ka thënë Gërbeshi.

 

 

Operacioni për nxierrien e dy trupave nga miniera po vazhdon edhe në këtë kohë kur kanë kaluar 10 orë nga tragjedia./Zëri