Nagavci: Qeveria që po synon të votohet është e varur nga Lista Serbe

Nagavci: Qeveria që po synon të votohet është e varur nga Lista Serbe

Aktuale June 02, 2020 - 18:45

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka publikuar dokument me nënshkrime të Listës Serbe duke thwnw se qeveria që po synon të votohet është e varur nga Lista Serbe, transmeton Zeri.info.

Tutje, Nagavci ka thënë se çfarëdo vendimi që merr kjo qeveri do të duhet që paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.

“Në tentimin për të realizuar projektin e Presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia. Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jolegjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serpska, pra nga Beogradi. Për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë”, ka shkruar Nagavci në facebook.

Po ashtu ajo thotë se LDK inicioi mocion për rrëzim të qeverisë ku ishte edhe vet ndërsa sipas saj me Avdullah Hotin synon ta rikthejë ndikimin e Serbisë në Kuvend.

“Shumë vite pas qeverive të varura nga LS, votat e qytetarëve i mundësuan Kryeministrit Kurti të krijonte një qeveri të pavarur nga votat e LS. Pavarësisht kësaj, LDK inicoi mocion për rrëzim të Qeverisë ku ishte dhe vet, dhe me Abdullah Hotin synon që përsëri të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend. Legjitimim nga qytetarët e jo varësi nga Serbia”, ka përfunduar Nagavci.