Oxhaku i Termokosit do të mbështillet me gjelbërim
Foto: Komuna e Prishtinës

Oxhaku i Termokosit do të mbështillet me gjelbërim

Aktuale June 02, 2020 - 16:57

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për një projekt të ri në kryeqytet.

Projekti, i quajtur “Green Queen”, ka të bëjë me mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një gjethe çeliku.

“Para qytetarëve të Prishtinës, bashkë me studio ‘1010’, lansuam projektin ‘Green Queen’ e cila e parasheh mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një gjethe cëeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi. Me Visar Gecin kemi filluar ta diskutojmë para një viti. Ky projekt ideor është dhuratë falas nga Visari dhe ekipa e tij”, tha Ahmeti, duke shtuar se komuna ka financuar 3d printimin e projektit në mënyrë që qytetarët ta shohin para se ta vazhdohet me fazën e dytë.

Ai tha se oxhaku është trashëgimi kulturore industriale por “mbështjellja me gjelbërim është edhe simbolikë e kalimit nga ndotja në gjelbërim”.

Image

Image

Image

Image

Image