Haziri solidarizohet me familjet e viktimave të sotme në Artanë

Haziri solidarizohet me familjet e viktimave të sotme në Artanë

Aktuale June 02, 2020 - 14:02

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar për rastin që ka ndodhur sot në minierën e Artanës, ku raportohet se kanë vdekur dy minatorë, pasi janë zënë nga dheu, transmeton “Zeri.info”.

Haziri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke u thënë se i tërë Gjilani është me ta.

“Me rastin e tragjedisë në Novobërdë shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin me kryetarin Sveta Jovanoviq për familjet që kanë humbur tragjikisht dy anëtarët. Unë dhe Gjilani jemi me ju. Çfarëdo që të duhet, jemi në dispozicionin tuaj”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.