Haradinaj u bën thirrje institucioneve të marrin masa për sigurinë e minatorëve

Haradinaj u bën thirrje institucioneve të marrin masa për sigurinë e minatorëve

Aktuale June 02, 2020 - 13:27

Pas lajmit për vdekjen e dy minatorëve në minierën e Artanës ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa në sigurinë dhe në mbrojtjen e minatorëve në punë, transmeton “Zeri.info”.

Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. U bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe në mbrojtjen në punë. Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.