Pacolli ngushëllon familjarët e minatorëve që vdiqën në minierën e Artanës

Pacolli ngushëllon familjarët e minatorëve që vdiqën në minierën e Artanës

Aktuale June 02, 2020 - 13:17

Në minierën e Artanës raportohet se kanë vdekur dy minatorë si pasojë e shembjes së dheut.

Për këtë ka reaguar kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimave, transmeton “Zeri.info”.

Pacolli, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se është ditë e trishtë për Kosovën dhe se shumë nga familja e tij kanë punuar në këtë minierë.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe. Mendimet e mia janë me familjet dhe me minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta”, shkruan Pacolli.