Infektuar: 4931
Shëruar: 2267
Vdekur: 102
Reagon këshilltari i Kurtit, thotë se qeveria pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime

Reagon këshilltari i Kurtit, thotë se qeveria pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime

Aktuale June 02, 2020 - 12:55

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, ka reaguar një ditë para seancës, ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin, transmeton “Zeri.info”.

Vraniqi ka deklaruar duke thënë se çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime.

“Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit, është jolegjitime”, ka shkruar Vraniqi në “Facebook”.

Kujtojmë se nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se i kanë votat që i duhen për votimin e qeverisë së re.

Seanca është caktuar të mbahet nesër, me fillim në orën 11:00.