Infektuar: 4931
Shëruar: 2267
Vdekur: 102
KMDLNJ-ja apelon për seancë të qetë gjatë votimit për qeverinë e re

KMDLNJ-ja apelon për seancë të qetë gjatë votimit për qeverinë e re

Aktuale June 02, 2020 - 12:14

KMDLNJ-ja ka bërë thirrje që nesër të ketë seancë të qetë, ku pritet të votohet qeveria e re, në krye me Avdullah Hotin.

Ky Këshill pret që votimi për qeverinë e re të bëhet në suaza të një demokracie parlamentare, duke respektuar çdo votë si shprehje e lirë e vullnetit të deputetit, pavarësisht nëse është pro ose kundër.

“Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë presion në deputetë për përcaktimin e votës së tyre. Seanca për votim të qeverisë së re në asnjë mënyrë nuk guxon të përshkallëzojë në veprime joparlamentare, ndryshe ata që do ta bëjnë këtë do të marrin përgjegjësi politike dhe do të kenë pasoja në zgjedhjet e ardhshme, që sipas KMDLNJ-së nuk do të jenë larg”, thuhet në komunikatën e tyre.

Në fund, u bëhet thirrje deputetëve që të votojnë sipas bindjes së tyre dhe të respektojnë votën e njëri-tjetrit. /Zëri